Katër punonjës të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) në Shkodër janë arrestuar në flagrancë, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është kryer pas informacioneve se shtetasi Hasan Ferracaku, i cili ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” në kuadër të hetimeve për ngjarjen e njohur si “Masakra e Velipojës”, nuk është konstatuar në banesën ku duhej të mbahej nën mbikëqyrje.
See also Tritoli në makinën e 36-vjeçarit, kush është Oltion Klosi, person me precedent penal! Aktiviteti i tij në Spanjë dyshohet si shkak i vendosjes së eksplozivit! Çfarë fiksuan kamerat
Pas verifikimeve dhe veprimeve hetimore, AMP ka arrestuar inspektorët Dorjan Hasandoçaj, Gentian Xhanari, Dioniz Hotaj dhe punonjësin Ridvan Zefi, të gjithë me detyrë në Trupën Operacionale të Njësisë së Sigurisë Kombëtare Shkodër.
Në të njëjtën kohë, ndaj Hasan Ferracakut rëndon edhe akuza për “Largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi dyshohet se ka thyer kushtet e masës së sigurisë të vendosur nga gjykata.
See also Të dënuar për trafik droge në Shqipëri dhe Itali, arrestohen 2 persona në Tiranë (Emrat)
Materialet procedurale janë referuar pranë Prokuroria e Shkodrës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive të rastit.