Babai i ministres ndërroi jetë, Erion Braçe i bën thirrje Policisë: Korsitë e biçikletave po…

Deputeti socialist Erion Braçe e ka nisur ditën në territor si deputet i Njësisë 5 në kryeqytet dhe ngre shqetësimin e korsive të biçikletave që kohët e fundit janë shndërruar në korsi ku më shumë lëvizin motora e makina sesa biçiklistët.

“Korsite e bicikletave qe po kthehen ne korsi vdekje”, shkruan Erion Braçe, duke treguar se në korsitë nga zona e Librit Universitar në drejtim të “Myslym Shyrit”, që janë parë nga afër prej tij, “motorret e makinat ne korsite e bicikletave, ishin me shumice”.

Deputeti socialist sjell dhe rastin e profesorit Luan Pirdeni, i cili dy ditë më parë u përplas nga një motor në zonën e “Rrugës Bardhyl” dhe fatkeqësisht pas disa orësh kritike në spital ndërroi jetë. Babai i ministres socialiste Adea Pirdeni lëvizte më biçikletë.

“Eshte vdekjeprurese-e provuar shume here, per ciklistet, eshte vdekjeprurese edhe per motoristst vete! Por ajo qe me beri me shume pershtypje, ishte mungesa e policise se Shtetit dhe policise se Bashkise, per te rikthyer ligjin dhe rregullin ne keto korsi;

Ej nuk eshte “pune bicikletash”, eshte pune njerezish, jetes se tyre; dy dite me pare nje burre prane te 90tave, i shendetshem edhe prej bicikletes, humbi jeten nga nje motorr qe levizte tamam keshtu”, përmbyll deputeti Erion Braçe.

Leave a Comment