“Ka nisur asfaltimi i rrugës Potom – Backë – Qafa e Martës, një investim strategjik që lidh Skraparin me Korçën, duke afruar dy qarqe përmes një infrastrukture moderne dhe të shumëpritur. Për banorët e zonës kjo nuk është thjesht një rrugë, ështe fillimi i një etape të re zhvillimi.
Ky investim do të lehtësojë lëvizjen, do të ulë kostot e transportit, do të forcojë ekonominë lokale, do të krijojë më shumë mundësi për fermerët dhe sipërmarrësit, si dhe do të hapë një perspektivë të re për zhvillimin e turizmit në një nga zonat me potencialin më të madh natyror të vendit.
Çdo kilometër i kësaj rruge është një hap më shumë drejt lidhjes së komuniteteve, zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për banorët“, shkruan Rama.