Një video-skandal brenda një burgu të sigurisë së lartë është publikuar së fundmi ku dëshmohet edhe një herë dështimi i sigurisë dhe disiplinës në burgjet e Shqipërisë së Rilindur.Siç shihet në videon e publikuar në podkastin “MaShqip” nga gazetari Flamur Vezaj, personazhe të botës së krimit si Lul Berisha, Fehmi Mziu, Islam Kasa alias Mitralozi, Astril Avdylaj, dhe të “besuarit” e Kel Arapit, etj, po festojnë në qeli me telefon, alkool e lëndë narkotike.
